in

Koronavirusit i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar godet edhe Zelandën e Re

Banorët e Auckland u zgjuan të hënën në një bllokim të ri, duke shpresuar që kufizimet e shkurtra dhe të mprehta tre-ditore të urdhëruara nga kryeministrja Jacinda Ardern të ndalojnë përhapjen e Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministrja Ardern ka thënë se testimi gjenomik kishte treguar se tre rastet e komunitetit ishin varianti i Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto raste – një nënë, baba dhe bijë nga një familje e Auckland – nënkuptojnë që 1.6 milion banorët do të përballen me ndalime të lëvizjes jo thelbësore deri në mesnatën e së mërkurës, si pjesë e kufizimeve të nivelit të alarmit tre.

Siç bëhet e ditur, kjo është hera e dytë që banorët e Auckland u nënshtrohet masave emergjente që nga bllokimi më i rreptë 51-ditor i vitit të kaluar në të gjithë vendin, i cili ndihmoi Zelandën e Re të eliminonte virusin.

Pjesa tjetër e Zelandës së Re është vendosur në nivelin dytë të gatishmërisë, që kërkon distancën shoqërore, kufijtë në tubime dhe mbajtjen e maskës.

Gjithsesi nuk është ende e qartë nëse bllokimi do të zgjatet përtej mesnatës së të mërkurës, ndërsa autoritetet shëndetësore punojnë për të fituar një pamje të plotë të përhapjes së virusit

Lini një Përgjigje

Numërohen 98% e votave, ky është rezultati deri më tani

Temperatura deri në -17 gradë Celsius në Shqipëri