in

Konjufca e quan gabim lëvizjen e Ambasadës sonë nëse rrezikohet njohja nga Izraeli

Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta shqyrtojmë më kujdes. Çështja ka shkuar shumë larg. Është hapur ambasada. Nëse do ta zhbësh ambasadën e cila lëkund njohjen nga Izraeli nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit. Është gabim për shtetin e Kosovës mendoj unë”.

“Kjo që për ne erdhi një njohje me rëndësi në kohën kur ishim të mbështetur për muri prej fushatës agresive të Serbisë për çnjohje që arriti mes 10-12 notave verbale që mori Serbia. Kjo ishte një prapakthim për Kosovën dhe në këtë proces kur ndodh njohja nga Izraeli, duhet të çmohet. Albin Kurti si kryeministër në ardhje e ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

Konjufca në Rubikon ka përmendur se lokacioni i vendosjes së ambasadës në Jerusalem, ka qenë dakordim verbal mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Jerusalemi si koncept dhe lokacion nuk përmendet askund në mënyrë të shkruar në marrëveshjen që e ka bërë Kosova me SHBA. Në një dokumentin që e ka nënshkruar Qeveria Hoti që është më shumë zotim para Trump… në ato sa i përket Kosovës dhe pjesës së Kosovës nuk përmendet Jerusalemi si lokacion. Siç duket në bisedën telefonike, gojarisht e kanë shërbyer Hoti me Netanyahun derisa kanë folur për hapjen. Është premtim gojor i Qeverisë Hoti ndonëse jo i dakorduar në dokumentin zyrtar”.Glauk Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të propozohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Sot gjatë ditës u raportua se Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ani pse një opsion që gjithashtu mund të ndodhë është edhe propozimi i tij si Ministër i Punëve të Jashtme, post ky që Konjufca e kishte mbajtur edhe më herët.

Konjufca tha se nuk e përjashton mundësinë e propozimit të tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Jo ne ende nuk e kemi bërë publike të gjithë ato për të cilat jemi dakorduar deri tash, kjo do të ndodh sa më afër që të jemi prej datës kur ritet te konstituohen trupat e kuvendit e pastaj kalohet ne seancat të tjerat te kuvendit.

Ndonëse, unë e konsideroj që rreth 80 për qind e emrave të Qeverisë tash dihen. Nuk e përjashtoj, mirëpo nuk mund ta di unë, nëse i marr votot e nevojshme. Kandidati nuk e përjashtoj mundësinë që jam”, tha Konjufca.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Lini një Përgjigje

Abdixhiku: Nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet në vend

Abdixhiku tregon a e ka uruar Vjosa Osmani