Mbështetja për marrëveshjen mes Kosovës dhe SHBA-së përmes MCC-së, nuk përkrahjet vetëm në Prishtinë, por edhe nga zyrtarë të lartë amerikanë.
Kështu, kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së.
Torres në një postim në Twitter uroi Kosovës për sigurimin e këtij granti.
Ai tha se investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe vibrante.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCCgov, themeluar nga Kongresi”, shkroi Torres.
“ Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e vibrante”, ka shkruar Torres.
Pro kësaj marrëveshje e cila u ratifikua sot ën Kuvendin e Kosovës, ishin të gjithë deputetët e pranishëm e ku prej tyre asnjë nuk votoi kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mbrëmë në Kongresin amerikan.