in

Konfliktet me myslimanët fundamentalistë : “Islami do të fitojë” Klubi i Berlinit lufton kundër zhvillimeve shpërthyese

Konfliktet fetare me myslimanët me qëndrime fondamentaliste po arrijnë në shkollat e Berlinit. Nxënësit janë vënë nën presion për t’u sjellë në një mënyrë “në përputhje me Islamin”. Një seminar nga shoqata “Devi” e bëri të qartë shtrirjen e problemit.

Problemi dihet prej vitesh, por nuk është zgjidhur: Ka raportime të përsëritura për konflikte fetare në shkollat e Berlinit, shpesh të shkaktuara nga myslimanë me qëndrime fundamentaliste. Mësuesit po përballen gjithnjë e më shumë me presionin mes shokëve të klasës që nuk sillen në një mënyrë “të pajtueshme me Islamin”, siç raporton tani “ Welt ” nga një seminar. Rrjedhimisht, ka situata në të cilat vajzat ofendohen si “lavire” për shkak të veshjeve të tyre me mëngë të shkurtra.

Në një shkollë në Berlin: “Islami do të fitojë”

 

Një edukator tregoi për një vajzë shtatëvjeçare e cila shkelmonte një derr lodër në një institucion arsimor, sepse asaj i kanë folur se derrat ishin “haram” (të ndaluar) sipas ligjit islamik “Islami do të fitojë” dhe ka shkelur simbolet e feve të tjera. “nxënësja nuk e kuptoi se cili ishte problemi,” tha edukatorja, sipas “Welt.

Pra, incidente të tilla nuk janë raste të izoluara. Çështja u përshkallëzua tashmë që nga viti 2011 kur Gjykata Federale Administrative vendosi se paqja në shkollë kishte përparësi ndaj lirisë së fesë, sipas “Welt”. Shoqata “Devi” organizon seminare për trajnimin e edukatorëve në trajtimin e konflikteve të tilla. “Islamizimi zvarritës” dhe përpjekjet për të marrë pushtetin. Një mësuese raportoi se vajzat papritmas mbanin shami ose mbulesa të plota pas kthimit të pushimeve shkollore. Gjatë Ramazanit, disa nxënës tentojnë t’i detyronin të tjerët të ndiqnin rregullat e agjërimit.

Seyran Ateş, themelues i xhamisë liberale Ibn Rushd Goethe edhe vetë e kërcënuar nga islamistët, tha: “Shpresoj që ta merrni seriozisht që islamistët po përpiqen të marrin pushtetin këtu, Michael Hammerbacher, kreu i shoqatës Devi”. Nëpër disa shkolla, muslimanët liberalë janë nën presionin e muslimanëve konservatorë dhe fundamentalistë, të cilët insistojnë që të tjerët të sillen në përputhje me fenë e tyre.”

Përvoja nga Neukölln (Berlin)

Një raport në ” Tagesspiegel ” theksoi situatën në Ernst-Abbe-Gymnasium në Neukölln në vitin 2022. Në atë kohë, drejtori i shkollës Tilmann Kötterheinrich-Wedekind foli me nxënësit myslimanë që debatonin me nxënësit e tjerë po ashtu myslimanë se sa lejojnë pjesët trupore të shfaqnin (të duken). “Diçka e tillë nuk funksionon,” thotë ai. “Kjo kufizon zhvillimin individual të fëmijës Kötterheinrich-Wedekind gjithashtu raportoi se prindërit myslimanë po kërkojnë që të shmangen klasët e edukimit seksual. Një problem tjetër i madh është se si vishen vajzat muslimane në klasat e edukimit fizik.

“Është e qartë, veçanërisht në shkollat me probleme të rënda, se ka një pafuqi të konsiderueshme, mes atyre që janë të përfshirë në shkollë. Shumë nga bashkëbiseduesit tanë i përshkruajnë hapësirat sociale shumë të ndara, si shkaktar qendror të problemit. Problemet me të cilat fëmijët dhe të rinjtë rriten në “pikat e nxehta” përfshijnë varfërinë, mungesën e arsimit dhe mjediset sociale që janë kryesisht të mbyllura nga gjithçka jashtë familjeve dhe komuniteteve të tyre.

Mbështetja për shkollat e Berlinit nevojitet urgjentisht

Martin Hikel, kryebashkiak i SPD i Neukölln, tha në atë kohë: “Hetimi tregon se ne kemi probleme serioze në shkolla dhe unë dua t’i trajtoj ato Falko Liecke (CDU) gjithashtu bëri thirrje për më shumë të dhëna për incidente të tilla. Tagesspiegel”: “Çdo shkollë e dytë ka probleme të përditshme me bullizmin fetar, sulmet dhe luftën për sovranitet mbi interpretimin përmes fesë së supozuar”.

Sipas Tagesspiegel, edukatorët raportojnë se nxënësit shpesh i lënë mësimet ose refuzojnë të mbulojnë tema të caktuara gjatë Ramazanit. Disa prindër madje i pengojnë fëmijët e tyre të shkojnë në sinagogë me klasën. Ndikimi i xhamive konservatore i përkeqësoi më tej këto probleme, shpjegoi menaxheri i projektit “Devi”, Hammerbacher.

Psikologu Ahmad Mansour thekson: “Në Neukölln kemi problemin e xhamive të fundjavës, ku kalojnë kohën shumë myslimanë. Disa nga këto xhami përçojnë shumë qartë vlerat antidemokratike.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Arbërorët e Maqedonisë-mos e bojkotoni bregdetin shqiptar

Presidentja Vjosa Osmani ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.