Trupat indiane dhe kineze u përfshinë në një “konflikt të vogël” javën e kaluar në një pjesë të diskutueshme të kufirit të tyre të përbashkët në Himalajet lindore, njoftoi ushtria indiane të hënën.
Fuqitë bërthamore të Indisë dhe Kinës kanë qenë në marrëdhënie të tensionuara që nga prilli në Himalajet perëndimore dhe që atëherë kanë rritur praninë e trupave të tyre përgjatë kufirit 3.800 kilometra.
“Eshtë konfirmuar që një përplasje e vogël shpërtheu në zonën Nakula të Sikkim Veriut më 20 janar dhe se u zgjidh nga komandantët lokalë në përputhje me protokollet e vendosura”, tha ushtria indiane në një deklaratë, pa dhënë detaje.