in

Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë

Në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë me dije se GAVI ka konfirmuar se në Kosovë së shpejti do të vijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Mediat po raportojnë se kontingjenti do të arrijë të dielën.

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar për Express se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së për Express.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Ndërkohë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik ka vendosur sot që së paku edhe për tri javë ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të përdorimit të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19.

Lini një Përgjigje

LDK-ja e shqetësuar me afërsinë e Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë

GjK: Letërurimet u janë dërguar edhe qeverive të udhëhequra nga PDK, LDK, AAK