Sherif Ramabaja
Klintoni erdhi nga Amerika të ndërmjetësonte mes tyre, po s´doli gjë. U mendua gjatë se cilët burrështetas do të kishin ndikim në pajtimin e tyre, po askush si plotësonte kriteret, të hynte mes dy dragonjve.
Sikur të ishte fjala vetëm për ndërmjetësim te Rama, do të merreshin parasysh Dodik, Vulin, Daçiq, Bërnabiç – ka, Gjuriq, Lajcak, Borrell, Baton Haxhiu, Molliqaj, Thaçi, Veselaj, Jakup Krasniqi, Buzhala, Milaim Zeka, Tërnava, Dr. hoxhë Shefqet Krasniqi, Memli Krasniqi etj. duke mos përjashtuar as ndërkombëtarët: Putin, Lukashenko, Kadirov, Trump, Grenell, Erdogan, Fidel Kastro, Kim Jong, Xi Jiping, Karl Marksi, Engelsi, Fatos Nano, Mustafa Nano, Pacolli, Ganja, Dritan Abaz (0) viçi, Vuk Jeremic, etj.
Kurse për Kurtin më me dëshirë do të paraqiteshin Biserko, kryetari dhe kryeministri kroat, kryetari dhe kryeministri slloven, parlamentari shqiptar në Serbi zoti Kamberi, Kryetari i një partie serbe nga Vojvodina Çanak, Naim Frashëri, Abdyl Frashëri, Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Galica, Xhafer Deva, Mit´had Frashëri, Ukshin Hoti, Nënë Tereza etj.
Këto ishin më tepër disa supozime, se si do të dukej lista dhe kush do të ndërmjetësonte, po në realitet një ndërmjetësim më të suksesshëm dhe real, ndoshta do ta kishte arritur Vatikani dhe Papa Françesku.
Ndërmjetësimin e tillë do ta kishin vështirë ta refuzonin si njëri ashtu edhe tjetri, duke marr parasysh rolin e Papës sot në botë. Kurtit ndoshta më shumë do t´i përgjigjej ndërmjetësimi i Papës, nga shkaku se këto ditë ishte për vizitë te ai, ku edhe ishte rrëfyer.
Ramës po ashtu gjithsesi do t´i përgjigjej ndërmjetësimi i Papës, sepse i duket që shkëlqen me karizmin e tij dhe shpreson në përmirësimin e bilancit të tij politik, për një karrierë të ardhshme ndërkombëtare, për të cilën lufton me dinakëri.
Pas hulumtimit të opinionit publik se si do të pajtoheshin kryeministrat shqiptar, lindi ideja se ndoshta më së miri do të ishte që për këtë të organizohej një konferencë ndërkombëtare.
Kjo u arsyetua me atë se shqiptari e ka inatin e fortë dhe vështirë që arrin kush tia ndërroi mendjen. Me këtë rast u cekën konfliktet nëpër shekuj, të krerëve të popujve tan. Ne si udhëheqës dhe pjesëtar të popullit shkëlqejmë nëpër botë, por kur është puna për atdheut, të gjithë dështojmë. Ndoshta është në pyetje xhelozia, rivaliteti dhe mos respekti për njëri – tjetrin.
Argument tjetër ishte se ne e japim shpirtin për të huajin, që është gjest i mirë, por e nënçmojmë bashkautdhetarin, që te popujt e tjerë është e kundërta.
Si do qoftë propozimi do merret parasysh, vetëm duhet të caktohet koha dhe vendi i organizimit të konferencës.
Disa si vendtakim e përmendën Moskën, Beogradin, Podgoricën, Athinën, Parisin kurse disa ishin për New Yorkun, Berlinin, Londrën, Prishtinën, Tiranën, Shkupin, Ohrin, Pogradecin, Krujën, Gjirokastrën, Prizrenin, Pejën etj.
Para se të merret vendimi për kohën dhe vendin, duhet të bëhen edhe përgatitjet e nevojshme, që të dihet se si tu qasen konflikteve mes Ramës dhe Kurtit. Të shikohet se ku i dhemb njërit, e ku tjetrit. Sapo të bëhen hulumtimet, do të fillonin edhe përgatitjet përfundimtare.
Mars – Rover (Satirë)