Ish-ambasadori Sreqko Gjukiq deklaroi se bashkësia ndërkombëtare po i ndjek nga afër ngjarjet në Serbi dhe tashmë po përgatit strehë për Aleksandar Vuçiqin.Gjukiq i tha agjencisë Beta se bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të shpëtojë qeverinë e Vuçiqit, “të cilës populli i saj ia “ka shpallur fundin”.
“Faktorët më të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare, si në Perëndim ashtu edhe në Lindje, po e ndjekin nga afër, po e analizojnë dhe po e dinë rezultatin e krizës që po kulmon në Serbi. Është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare nuk bën deklarata çdo ditë dhe me deklaratat e saj as nuk e thellon dhe as nuk e shuan krizën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të reagojë nëse ka një kërcënim themelor për paqen dhe rendin e brendshëm.
Qeveria pretendon se ende e ka nën kontroll të gjithë situatën dhe për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare po ia lë regjimit ta sjellë situatën në njëfarë harmonie me marrëdhëniet brenda Serbisë dhe ta kapërcejë krizën në mënyrë paqësore”, vlerësoi Gjukiq.
Sipas tij, regjimi beson se kriza mund të zgjidhet pa e dorëzuar pushtetin dhe pa u larguar nga pushteti.”Një nga zgjidhjet është të shpallen zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur, që është mundësia më e besueshme. Komuniteti ndërkombëtar nuk e përjashton mundësinë e një opsioni të tretë, që është abdikimi i mbretit serb të pakurorëzuar (Aleksandar Vuçiq) dhe kamarilës së tij në një strehë diku në Siberi ose në ndonjë destinacion ekzotik në Azi apo Afrikë”, theksoi ish-diplomati (…)
“Procesi i zgjidhjes së krizës në Serbi ka hyrë në një drejtim të pakthyeshëm”, theksoi ai dhe shton:”Vuçiç udhëhiqej nga politika ‘kam miq nga të gjitha anët, por askë nuk e kam aleat’. Kjo politikë e të ulurit në disa karrige rezultoi katastrofike për të dhe regjimin e tij, por edhe për vendin, prandaj shoqëria ka shkuar prapa në 13 vitet e fundit që kur ai ishte në pushtet. Vuçiqi donte të sillte rusët të etur përtej ujit, si dhe amerikanët, francezët, gjermanët, britanikët, Bashkimin Evropian…
Këto ishin ambicie shumë të mëdha për një burrë shteti të nivelit të një radikali të zakonshëm ballkanik”.
Përktheu: Dush Gashi
(Teksti i plotë në linkun në koment).
https://www.danas.rs/…/srecko-djukic-medjunarodna…/