Edi Rama u bënë homazhe partizanëve që e bënë luftën civile në Shqiperi
Eljan Tanini: -A ka një problem me datën 5 Maj në Shqipëri?
Çelo Hoxha: -5 Maj është një ndër simbolet më të mëdha të PPSH dhe që vazhdon e përkujtohet ende sot. Në fillim data 5 Maj nuk ishte e vendosur me ligj, bashkë me ligje për veteranët e të tjera. 5 Maj simbolizon luftën e forcave komuniste, partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore si pjesë e luftës civile në Shqipëri. Njësoj siç ka vepruar PPSH këtu ashtu ka vepruar edhe Bashkimi Europian me propagandën kundër luftës. Çdo lloji lufte është barbare. Në Shqipëri simbolika komuniste është përdorur për qëllime propaganda. Komunizmi kudo që është provuar ka pasur kriminilatet, ishte teoria e futjes së krimit në politikë.
Eljan Tanini: -Një lloji ligjërimi i krimit!
Çelo Hoxha: –Dëshmorët e Shqipërisë duhet të nisin kur nis Shqipëria, jo pas vitit 1944. Janë pretenduar 28 mijë dëshmorë! Ka të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri për arsye të ndryshme, rreth tre mijë. Në luftën kundër pushtuesit Italian janë vrarë rreth 200 veta, kështu flasin dokumentat. 200 veta janë 7-8 përqind e dëshmorëve
Eljan Tanini: -Përse udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve e bëri numrin e dëshmorëve 28 mijë? E bëri nga metrat katrorë apo nga diçka tjetër?
Çelo Hoxha: -28 mijë është thënë për herë të parë te Gazeta Bashkimi i Kombit, viti 1944. Nuk ka statistika për këtë gjë. Ata kanë listat, emrat e dëshmorëve, pensionet. Me këto lista nuk gënjen dot. Mbase këto lista kanë shërbyer për të marrë dëmet e luftës
Eljan Tanini: -A ishin të kënaqur familjarët e dëshmorëve?
Çelo Hoxha: -Shteti i ka përdorur ata. Ata merrnin një pension diku të një mijë lekë në komunizëm, diçka që e ndihmonte familjen. Takimet e 5 majit ishin tallje, nuk është se kishin diçka më shumë se ne. Privilegjet ndaj tyre ishin gjëra minimale. Figurën e dëshmorit ne nuk e stigmatizojmë, dëshmori komunist është trajtuar në mënyrë komike. Shoqëria duhet të bënte disa ndryshime, të vrarët e luftës civile duhet ti trajtonte ose si të vrarë ose si dëshmorë për mendimin tim si viktima. Edhe të vrarët e regjimit komunist duhet të kishin një vend ku të nderoheshin. Të qënit dëshmor duhet të ketë një lloji sakrifice. Ka shumë emocion dhe indoktrinim kur diskutohet kjo gjë
Eljan Tanini: -Çfarë mendimi ke për Varrezën e Dëshmorëve që gjendet sot atje ku ne i themi Pallati i Brigadave?
Çelo Hoxha: -Është një lloji strukture alla sovietike, pompozitet koti
Eljan Tanini: -Përse në një varrezë të tillë duhet të futen dëshmorë të viteve të ndryshme, edhe ata të demokracisë? A mund të jetë 5 maji një datë që i përfshin dëshmorët e të gjitha datave?
Çelo Hoxha: -Jo, nuk i përfshin! Është vrarë një komunist, asnjë lloji kontributi nuk ka Qemal Stafa për Shqipërinë. Nuk ka qenë anëtar i asnjë batalioni ushtarak që luftonte për çlirimin e Shqipërisë, më 1942 nuk kishte çeta, në darkë mblidhej me shoqet. E vrau policia si komunist. Ideologjia komuniste është një projekt. Të gjithë bëjnë të njëjtën gjë. Qemal Stafa nuk ka shkrepur një armë kundër pushtuesit.Komunistët në Shqipëri u mblodhën për të shpëtuar Bashkimin Sovietik, jo për të çliruar Shqipërinë. Ata u organizuan pas vititit 1942, për dobësimin e armikut të Ish Bashkimit Sovietik. Këta kanë qenë ilegal deri në vitin 1948, populli nuk i donte. Stalini u tha nderrojeni emrin e partisë sepse keni shumicë fshatare. Komunistët në Shqipëri përfaqësonin diçka të huaj, Partia Komuniste në Shqipëri kishte drejtues të huaj. Numri një i Partisë Komuniste Shqiptare ishte sekretari i përgjithshëm, ishte Tito, sekretar organizativ ishte Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha sekretar politik. Nuk varej gjë këtu pa miratimin e jugosllavëve. Në vitin 1939 Zogu nuk pranoi kushtet e Musolinit. Komunistët, i shkruajnë Marshallit Tito: Kur do të bashkohemi, e çliruam Shqipërinë nga gjermanët, kur do të bashkohemi?!Nëse do të bashkoheshim me Titon, do të ishim Republika e Dytë më e madhe, kjo do të kishte pasoja për jugosllavët, Çelo Hoxha Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.