in

Komunistët me Fadil Hoxhën në krye, Kosovën ia dorëzuan Serbisë si mollë të qëruar (1)

 

Luftën e “Lëvizjes Kryeziu” për çlirim dhe bashkim kombëtar, tentojnë ta përvetësojnë Bujanisto/komunistët shqiptar të cilët në Kuvendin e Prizrenit, nën kryesinë e kryetarit Fadil Hoxha, heroit të popujve të Jugosllavisë, tradhtuan vendimet e Konferencës së Bujanit, idealit e mbarë populli shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar ashtu që në emër të popullit, Kosovën si mollë të qëruar ia dorëzuan  Serbisë.

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

Historiani i mirënjohur anglez, mik i shqiptarëve, në veprën e tij ”Kosova-një histori e shkurtë”, në faqen 307-8 shkruen: Bujani ishte një dredhi taktike për të frenue propagandën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pra vazhdon ai, ky ishte një koncesion i lehtë që po i bëhet nacionalizmit shqiptar por që, nga ana tjetër, çdo rezistencë kombëtare shqiptare jo-komuniste shtypej me egërsi.

Intelektuali i shquar dhe i burgosuri i ndërgjegjës Sabri Maxhuni Novosella në librin  e tij të titulluar “Kuvendet, Mbledhjet Kombëtare 1941-1946” në mes tjerash shkruan: Pas një varg përpjekjesh për konsolidimin e forcave kombëtare, vizionarët e kombit shqiptar, në sarajet e Kryezive në Gjakovë, thirrën Mbledhjen Themeluese të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare më dt.27 Nëntor 1943. Halim Spahia, Prof. Selman Riza, Hasan Beg Kryeziu etj. e themeluan Lëvizjen Kombëtare në Gjakovë me emrin Lëvizja Demokratike Shqiptare,e njohur në popull si NDSH, në prezencen e dy oficerëve të lartë anglezë, gjë që dëshmon për përcaktimin e tyre në anën e aleatëve anglo-amerikanë.

NDSH-ja menjëherë fillojë të masivizohet dhe si e tillë u pranua nga i tërë populli shqiptar.NDSH-ja forcoj shpresat se do të arriheshin liria dhe bashkimi shqiptar në një shtet kombëtar.Vendimet qenësore të Mbledhjes Themeluese të NDSH-së ishin lufta kundër nazi-fashizmit dhe bashkimi kombëtar.

Ndërsa,komunistët shqiptarë,të tërbuar pas ideologjisë sllavo/komuniste antikombëtare,në shembullin e komunistëve të Tiranës e të nxitur nga komunistët serbo-sllavë,vetëm pas një muaji, në fund të dhjetorit të vitit 1943 dhe në fillim të janarit 1944 në Bujanë,mbajtën mbledhjen Themeluese të së ashtuquajturës “Lëvizja Nacionalçlirimtare Jugosllave për Kosovën”, edhe pse në atë kohë nuk kishte fare Jugosllavi.

Komunistët serbo-malazez të përkrahur nga komunistët servilë shqiptar, u vunë në shërbim të riokupuesve serbo-sllavë duke e futurë në “Rezulutë të Bujanit” edhe “luftën kundër tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të okupatorit”,gjë që nënkuptonte luftën kundër mbarë popullit shqiptar, ngase okupatorët serbo-sllavo-çetnikë tërë popullin shqiptar e kishin shpallur bashkëpuntor të nazi-fashizmit.

Ç’është e vërteta,bujanisto-komunistët shqiptar,të ndihmuar dhe përkrahur edhe nga komunistët e Tiranës, janë përgjegjës për vrasjen e 50 mijë shqiptarëve liridashës pas Luftës së Dytë Botërore.Kjo ishte pra, thotë autori, tradhtia e madhe që Bujanisto-komunistët shqiptar i bënë vendimeve të Rezolutës së Kuvendit të Bujanit.

Pavarësia e Kosovës nuk do të arrihej kurrë me rezolutën e Bujanit thotë autori,sepse bujanisto-komunistët shqiptar ishin të mbytur në pellgunë e gjakut të kolosëve,heronjve,dëshmorëve të më shumë se 50 mijë shqiptarve liridashës që u vranë nga serbo-komunistët të përkrahur nga bujanisto-komunist shqiptar, si bashkëpunëtorë servilë të sllavo-komunistëve.

Britaniku Simkoks thekson një tipar themelor njerëzor/human të komandantit të “Lëvizjes Kryeziu”Gani beg Kryeziut ”Unë mund të them,deklaron britaniku,se Gani Kryeziu tërë kohën ka qenë në gjendje të ndihmonte viktimat e fashizmit dhe nazizmit,pa marrë parasysh besimin fetar,kombin apo drejtimin e tyre në luftë kundër armikut të përbashkët.Beteja më e madhe e Kryezinjve kundër forcave gjermane për çlirimin e qytetit të Gjakovës është zhvillua nga datat 10 deri më 16 shtator 1944.

vijon

Sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, i arrestuari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut

A po mbetet pa miq Albin Kurti?