Komuna e Prishtinës ka prezantuar tri projektet ideore për Sallën Koncertale që pritet të ndërtohet.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i quajti zgjidhje fenomenale që të tria, por tha se juria, e cila përbëhet edhe nga profesorë ndërkombëtarë, do të vendosë për më të mirën.
Ahmeti tha se ideja është që të ruhet identiteti dhe memoria e ndërtesës së ish-Gërmisë.
Derisa tha se deri javën e ardhshme do të dihet se cili projekt do të përzgjidhet.


