in

KOMPLETI I VEPRAVE TË IBRAHIM KADRIUT

Jusuf Buxhovi

Ibrahim Kadriu,miku im i letrave si dhe kolegu shumëvjeçar i “Rilindjes” nga vitet e arta të saj në rubrikën e kulturës, këto ditë, botoi kompletin me dhjetë vepra të zgjedhua, me tetë romane, një vëllim me pozi dhe një tjetër me opinione kulturore. Pata nderin, që dje, mbase ndër të parët, nga autori të marr këtë dhuratë të çmueshme. 

Me këtë rast duhet thënë se Ibrahim Kadriu është njëri ndër shkrimtarët më të dalluar të letërsisë sonë bashkëkohore, me një opus të gjerë, veçmas në prozë, me dhjetra romane, ndërë cilët gjithësesi duhet dalluar “Misioni rus” i përkthyernë disa gjuhë si dhe “Kalorësi i Karadakut”, që trajtojnë tema të një dimensioni të veçantë sicio-historik. Kompleti prej dhjetë veprave,  pamëdyshje se paraqet një  përfaqësim autorial të punës dhe angazhimit gjashtëdhjetëvjeçar të shkrimtarit,  por kjo nuk lë anash edhe veprat tjera të shumta të Kadriut, të cilat zënë një vend të merituar në sfondin e gjithëmbardhëm të letërsisë shqipe.

Lini një Përgjigje

Për Luginën e Preshevës diskutohet me Escobarin në Uashington

Hoteli turk nuk e pranon Kosovën shtet, të fut në Serbi