Në një operacion të SPAK, autoriteteve spanjolle, policisë shqiptare si dhe agjenci të tjera të huaja u godit një grup i organizuar i trafikut të drogës. Nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj. 10 të arrestuarit do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë.
SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve 3 shtetas të huaj udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar. Ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës. Ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.