Kongresmeni demokrat Stephen Lynch, i cili ka marrë dy dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kongresmenit. “Këtë pasdite Përfaqësuesi i SH.B.A. Stephen F. Lynch rezultoi pozitiv për COVID-19 pasi një anëtar i stafit në zyrën e Kongresmenit në Boston ishte testuar pozitivisht në fillim të javës,” -tha ai.
CNN shkruan se kongresmeni kishte marrë një dozë të dytë të vaksinës Pfizer dhe ishte testuar negativisht për Covid-19 përpara se të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Joe Biden më 20 Janar.
Kujtojmë se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se krijimi i imunitetit ndaj Covid-19 kryesisht zgjat disa javë pas vaksinimit.