in

KGJK-ja përfundon verifikimin e 1.081 kandidatëve për deputetë

47 kandidatë për deputetë janë të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit. Këtë njoftim e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, i cili ka treguar se KGJK ka bërë verifikimin e 1,081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.

“Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces” – thuhet në një komunikatë të KGJK-së për media.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi ka vendosur standardin e ri që askush që është i dënuar me vepër penale në tri vitet e fundit nuk mund të garojë për të marrë pozitë në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë verifikim nga KGJK, zëdhënësi për media i KQZ-së Valmir Elezi, gjatë një konference për media ka thënë se rezultojnë se janë 47 kandidatë të cilët janë shpallur fajtor për vepra penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vitet e fundit.

Këta kandidatë, sipas Elezit, vijnë nga 15 subjekte politike që kanë aplikuar për certifikim.

Sipas Elezit, zyra për Regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatit rekomandim për aprovimin apo refuzimin e kandidatëve dhe partive, ndërsa KQZ deri më 22 janar 2021, do të marr vendim lidhur me këtë.

Ndryshe, më 16 janar 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar disa raporte të shkurta lidhur me integritetin e kandidateve të cilët kishin aplikuar për certifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021./Betimiperdrejtesi/

Lini një Përgjigje

Joe Biden bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara

Marrëveshja e Uashingtonit do të konkretizohet dhe Brezovica do të kthehet në qendër ndërkombëtare të skijimit!