in

KFOR: Ftojmë të dyja palët të tërhiqen nga aktet e njëanshme

KFOR-i sqaron se nuk ishte në vendngjarje në ditën e djeshme, kur ka ndodhur arrestimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i bën të ditur se ka dërguar një ekip në vendngjarje dhe ka kontaktuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, si  dhe të autoriteteve të Serbisë.

Gjithashtu, KFOR njofton se ka kontakte të rregullta me Misionin e Rendit dhe Ligjit, EULEX.

“Ftojmë të dyja palët që të ulin tensionet dhe të tërhiqen nga aktet e njëanshme që çojnë në përshkallëzimin e  situatës”, thuhet në deklaratën e KFOR-it .

Tutje, KFOR-i sqaron se monitoron situatën dhe vazhdon ta zbatojë në plotni mandatin e OKB-së, bazuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së përmes rezolutës 1244, të vitit 1999, në sigurimin e një mjedisi të qetë,  të lëvizjes së lirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë për të çuar përpara daialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë të udhëhequr nga BE.

Lini një Përgjigje

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

𝐊𝐚𝐭𝐢 𝐒𝐜𝐡𝐧𝐞𝐞𝐛𝐞𝐫𝐠𝐞𝐫 𝐩𝐞𝐫 𝐁𝐨𝐫𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢𝐧:𝐓𝐢 𝐣𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤 𝐩𝐞𝐫 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞