in

Këta janë ish-funksionarët e LDK-së që u lanë jashtë Kryesisë

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë.

Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetra të LDK-së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.

Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Lumir Abdixhikut.

Lini një Përgjigje

Abdixhiku prezanton nënkryetaren Shqipe Mjekiqi

Ambasadorja Demiri hekuros flamurin e Kosovës për Ambasadën në Jerusalem