in

Këta janë dy të rinjtë shqiptarë që u vranë brenda makinës së tyre në Shkup

Dy persona, njëri i moshës 24- vjeçare dhe tjetri i moshës 28-vjeçare kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që nga ndodhur në mëngjesin e sotëm Shkup, në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda automjetit tip “Citroen” me targa të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar. Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët mund të jenë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Maas kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan

Kujtim Shala reagon pas debaklit të LDK-së në zgjedhje