“Republikae Kosovës i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve tëBashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të të Drejtave tëNjeriut, drejtuar autoriteteve bjelloruse për t’i dhënë fund dhunës dheshtypjes, për t’i liruar të gjithë të arrestuarit dhe të burgosurit politikë,për ta respektuar lirinë e medias dhe shoqërinë civile dhe për të filluar njëdialog kombëtar gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”,thuhet në njoftim nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, MelizaHaradinaj-Stublla. Ajo tha se Republika e Kosovës qëndron përkrah SHBA-së dhebashkësisë ndërkombëtare në mbështetjen e qëllimeve paqësore dhe demokratike tëpopullit bjellorus.
Nekërkojmë nga qeveria e Lukashenkos që t’i lirojë të gjithë personat e ndaluarpadrejtësisht, t’i japë fund bllokadës në internet në të gjithë vendin, tëzhvillojë bisedime me anëtarët e opozitës politike dhe të zhvillojë zgjedhje tëlira dhe të ndershme që duhet të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë.