Shkruan: Av. Zanfir kryeziu-kryetari i këshillit
Këshilli financues i projektit-bustit të atdhetarit Gani Beg Kryeziut, të lejuar me Vendimin e Komunës së Gjakovës dhe të aprovuar me Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Nr.69/2023 dt.26.07.2023 i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për finansim të projektit.
Në arsyetimin e kërkesës në mes tjerash thuhet:
I nderuari ministër Çeku
Siç na mësonë historiografia, Gani Beg Kryeziu ishte prietarë i bashkëpunimit të shqiptarëve me aleatët anglo/amerikan,njëri ndër personalitetet më të shquara të Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare.Ai luftoi për çlirimin e territoreve etnike shqiptare nga nazifashistët dhe bashkimin e tyre në një shtetë unik.Ishte aleat i besueshëm i anglo/amerikanëve, që ishin të atashuar pranë shtabit të Kryezinjve. Ai është luftëtari më i dekoruar Kosovarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Luftoi dhe vdiq me Shqipërinë etnike në gojë dhe me parimin se shqiptarët duhet t’i bëjnë aleatë Britaninë e Madhe e SHBA-të. Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia janë fatkeqësia jonë. Gani Kryeziu luftojë kundër anek- simit të Kosovës nga Serbia, përkatësisht Jugosllavia, për çfarë edhe pagoj me kokë.Luftoi kundër pushtuesve nazifashist, në aleancë me anglo/amerikenët si asnjë forcë tjetër politike, për derisa partia komuniste e Shqipërisë dhe komunistët shqiptarë të Kosovës i shërbyen me zellë okupatorit srbo/sllav duke luftuar përkrah partizanëve të Titos.
Komuna e Gjakovëa me vendim Nr.01/631/01-7918 dt.23.08.2023 dha Leje Ndërtimore,ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen Monumenteve me vendimin Nr.69/2023 dt.26.07.2023 aprovoj kërkesën e Shoqatës Mbarëkombëtare ”Bytyqi” Tiranë- Prizren për vendosjen e bustit të Gani Beg Kryeziut në Gjakovë.
Gani Beg Kryeziu, pa dyshim është përsonaliteti më i dekoruar Kosovarë për përpjekjen e tij për jetësimin e ëndrës shekullore të çdo shqiptari për liri, pavarësi, dhe bashkim kombëtar. Presidenti i Shqipërisë prof.dr.Sali Berisha me dekretin nr.969 dt.25.11.1994 e dekoron Gani Beg Kryeziun me Urdhërin e Flamurit Kombëtar të Klasit të I-rë, ndërsa Said Kryeziun me Urdhërin “Për Veprimtari Patriotike” të Klasit të I, dhe Hasan Kryeziun me Medaljen “Martirë i Demokracisë”, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj.Jozefina Çoba Topalli, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë me dt.09.11.2012, në mesin e personaliteteve që sakrifikuan jetën në luftë kundër fashizmit dhe komunizmit, si të vetmin Kosovarë kishte nderuar Gani Beg Kryeziu nga Gjakova.
Presidentja e Kosovës,znj.Atifete Jahjaga, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dekoroi “Lëvizjen Kryeziu” dhe liderin e saj Gani Beg Kryeziun me dekoratën “Urdhëri i Lirisë”.
Bashkia e Tiranës me Vendimin nr.70 të dt. 10.11.2006, njerën nga rrugët kryesore të Tiranës e emërtonë me emërin e atdhetarit Gani beg Kryeziut nga Gjakova.
Komuna e Gjakovës në vazhden e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të çlirimit me Vendim të Kuvendit Komunal, emërton njerinë nga sheshet kryesore në Gjakovë me emërtimin Sheshi ”Vëllezërit Kryeziu”
Bashkia e qytetit të Bajram Currit, për kontributin e dhënë rezistencën nazifashiste si dhe për organizimin e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar e nderon post mortum Gani Beg Kryeziu me titullin “Qytetar Nderi”
Dokumentari, prodhim i RTSH i vitit 2007 ku pasqyrohet lufta e pakompromisë e “Lëvizjes Kryeziu” dhe liderit të saj Gani Beg Kryeziu kundër pushtuesit nazifashist për liri, pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtarë.
Dokumentari, prodhim i TV 21 i vitit 2007 mbi kontributin e Kryezinjve dhënë çështjes kombëtare por edhe kontributi i tyre dhënë Arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovarë në veçanti.
Sesioni Shkencor kushtuar “Lëvizjës Kryeziu” dhe liderit të saj Gani Beg Kryeziu, i mbajtur në Prishtinë me dt.23.09.2006 në kuadër të muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë, nën patronatin e dy kryeministrave Prof.dr.Sali Berisha dhe Gjeneral Agim Çeku.
Përkrahja plebishitare e intelektualëve shqiptar nga të gjitha trevat etnike, duke përfshirë me këtë rast edhe të dy akademive të shkencave dhe arteve tona si dhe të dy qeverive dhe institucioneve tona demokratike.
Duke marr parasysh orientimin e tij pro perendimor,Shteti shqiptar vendosi në fsh.Hereq lapiderin kushtuar luftëtarëve të “Lëvizjes Kryeziu” të masakruar nga forcat partizano-çetnike në janar të vitit 1945. Për Lëvizjen Kryeziu dhe për personalitetin e Gani beg Kryeziut janë shkruar studime e libra.
Duke marrr parasysh faktin se kjo lëvizje përputhet edhe sot me orientimet aktuale të Kosovës për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës,ëndër dhe përpjekje e Kryezinjve që konsideroheshin si bashkëpunëtor dhe miqë të besueshëm aleatëve anglo/amerikan kudo në trevat shqiptare. Këtë fakt e provojnë dokumentet e shumta arkivore që rruhen në arkivat e Britanisë së Madhe, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera ku ka gjetur përkrahje “Lëvizja Kryeziu” dhe komandanti i saj Gani Beg Kryeziu.
Duke llogaritur në vizionin dhe largëpamësinë tuaj të intelektualit, i nderuari z.Ministër Çeku ju ftojmë që ta përkrahni Vendimin e Institutit duke kontribuar finansiarisht në vendosjen e bustit të këtij atdhetari të paepur dhënë luftës antifashiste për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Prandaj ju lutem ta shqyrtoni kërkesën për financimin e këtij projekti të Ministrisë në vlerë prej 15.000 €uro, që i mbulon vetëm një pjesë të shpenzimeve të tërësishme,ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojmë nga donatorë të ndryshëm.
Konsiderojmë se ka ardhur koha që Kosova e në veçanti Gjakova, djepi i kësaj familje të shquar t’i nderoj pjesëtarët e saj nacionalist/antikomunist e cila i dha kombit shumë figura të ndritura si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.