in

Kërcënimi serb ndaj ministres Gërvalla

Shkruan: Rexhep Gjergji

Para dy ditësh, në njërin nga televizionet serbe, ish udhëheqësi i lartë i sigurimit shtetëror serb-jugosllav (UDB), Bozhidar Spasiç, e tha qartë se si është bërë vrasja e veprimtarëve politik shqiptarë në perëndim. Ai madje, pa ju dridhur gjuha fare, shpjegoi se si kanë vendosur dhe si është bërë ekzekutimi I vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës. Në këtë kontekst ai kërcënoi hapur ministren e jashtme të Republikës së Kosovës zonjën Donika Gërvalla-Schwarz .

Ky është edhe një argument tjetër që shteti serb duhet vënë para përgjegjësisë para shtetit gjerman brenda të cilit ka kryer një vrasje me elemente terroriste. Kërcënimin ndaj zonjës Gërvalla shteti i Kosovës duhet ta marr shumë seriozisht, ministren Gërvalla ta marr në mbrojtje, ndërsa me  këtë kërcënim të pa presedan të njoftoj gjithë faktorët ndërkombëtarë.

Lini një Përgjigje

Për Xhafer Devën

Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!