Kanga e Hajredin Pashes”e shkruar dhe komponuar nga Azis Ndreu eshte ngritur mbi fakte historike shume te sakta, aty nuk ka asnje shtese, po eshte dobesi e historiografise shqiptare qe Betejen e Gjurices kunder Hajredin Pashes nuk e ka ngritur ne monumentin me te lavdishem te qendreses shqiptare. Per Hajredin Pashen dhe betejat e tij. ne disa pushtime jane shkruar mbi 20 vepra nga turqit dhe te huajt, po Beteja e Gjurices heshtet,sepse vetem.ajo ia ka rrezuar lavdine.
Vetem konsulli austriak ne Shkoder IPPEN e permend rendesine e betejes per qendresen epike te Maleve te Dibres, ne te cilen kane marre pjese edhe femijet dhe nuset, sikunder pershkruhet edhe ne kengen “Po sjell era rete e zeza” qe mund te themi se eshte pershkrimi homerik I nje beteje nga ana e rapsodit shqiptar dhe me saktesi historiografike.
Ne nje liber boteror me titullin.”Femijet dhe grate ne lufte” qe eshte botuar,dhe qe eshte paralajmeruar se do leshohet ne lexim publik I skanuar, eshte perfshire edhe kjo beteje……
“HAJREDIN PASHA KU MA KE USHTRINE..?”Ahdnameja ne Perandorine osmane ka qene nje marreveshje per pushtim te qete,pushtim te pranuar ,pra,pa lufte nga vendi qe kishte marre vendim Sulltani ta pushtonte, me te vermin kusht qe vendi I pushtuar te pranonte se eshte I pushtuar dhe te paguante taksat. Cilido vend qe nuk pranonte AHDNAMENE, pushtohej me lufte.
Ne historine e pushtimeve osmane jane shkruar te gjitha pushtimet me Ahdname,dhe aty eshte pushtimi I Malit te Zi me ahdname,dhe pushtimi me lufte i Shkodres, po dhe I tane Shqipnise, sepse nuk ka pranuar te nenshkruaje ahdnamene. Eshte shume interesante nje fakt historik:Gjenerali.Hajredin Pasha pushton Selanikun me ahdname, kurse Dibra e Madhe refuzon ahdnamene e tij, ndaj ky nis taborret dhe del i mundur nga dibranet ne Fushe te Gjurices, ku i mbetet e vrare nje.ushtri prej 12.000 vetash ,si e pershkruan saktesisht “Kenga e Hajredin Pashes”,e Azis Ndreut,e shkruar dhe kenduar nga ai me vitin 1957,dhe te cilen kenge e ka incizuar ne kendim te Azis Ndreut, programi shqip i Televizionit te Maqedonise para nja 30 vitesh!