in

Këmbimi i të burgosurve Perëndim – Rusi: Biden e përqafonte gazetarin e liruar, kurse Putini vrasësin e liruar !

Sherif Ramabaja

 Këmbimi i të burgosurve perëndim – Rusi, ndodhi. Një skenë që flet shumë. Një fotografi që shpjegon gjithçka.

Rusia kishte burgosur gazetar dhe figura publike të njohura, duke inskenuar fajësinë e tyre në mënyrë që t´i bënte presion perëndimit, për lirimin e kriminelëve vrasës, që kishin kryer akte terrori me porosi të Putinit.

Në fund u bindën të gjithë. E tërë bota i pa sekuencat filmike. Pamjet përshkruanin gjithçka. Ndodhte një ngjarje në një kohë të njëjtë, në rruzullin tokësor, po shihnim dy botë të ndryshme.

Kryetari i SHBA Biden përqafonte lirimin e gazetarit Evan Gershkovich, kurse Putini, përqafonte vrasësin Wadim Krasikow, i njohur si (Tirgarten Mörder – vrasësi në Tirgarten) i cili në Berlin e kishte zbatuar urdhrin kriminel, ekzekutues të Putinit.

Ky vrasës, tashmë i liruar, nga autoritetet gjermane ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Pra ishim dëshmitar të dy përqafimeve: kryetari i SHBA Biden, përqafonte një gazetar i cili mbron fjalën e lirë, kurse kryetari rus, përqafonte një kriminel vrasës, i cili kishte kryer porosinë e tij.

Kjo flet shumë. Kjo tregon se ku jetojmë, e me çfarë personalitetesh dhe regjimesh kemi të bëjmë.

Po kjo skenë e Putinit zbret edhe te populli serb dhe udhëheqësit e tij, Vuçiqi i cili cilësohet edhe si Putini i vogël i ballkanit, i cili po ashtu i përqafon, i nderon, i ngrit në qiell, i shpall hero dhe shpall ditë zie për kriminelët nga radhët e veta.

Pra kemi të bëjmë dhe ballafaqohemi me popuj dhe personalitete të njëjta. Kjo u vërejt tashmë edhe në aeroportin e Shkupit, ku sllavo maqedonasit të cilët i ndjekin hapat ruso – serb, tentuan ta poshtëronin e përbuznin, presidenten e Kosovës zonjën Vjosa Osmani, duke inskenuar aksident të paqenë.

Kjo nuk ndodh rastësisht, po kryhej me urdhër serbo – rus (Vuçiq, Daçiq ).

Faktori shqiptar duhet të mbushet mend njëherë e përgjithmonë, të bashkohet dhe forcohet, në mënyrë që të dominoj në hapësirat mbarë shqiptare, duke i zmbrupsur forca deskruktive pro ruse në hapësirën e Ilirikut.   

Kurti: Ura duhet të hapet

“Skuqem nga turpi i tyre” – Ali Ahmeti reagon ashpër për incidentin e Presidentes në Shkup