Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Një ngjarje tepër e rëndë mësohet se ka ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, e cila njihet zyrtarisht me emrin Uzina Mekanike Gramsh. Kjo është një ndërmarrje shtetërore e cila prodhon armë. Katër shtetas rusë, kanë sulmuar rojet e uzinës ushtarake duke lënë të plagosur tre roje, njër në gjednje të rënd. Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve. Tre ushtarët janë helmuar dhe janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve (të dyshuar) janë kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër (dyshohet femër), ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.
Shtetasit rusë janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori. lapsi.al