in

Kasparov: Humbja ruse do të jetë si e Gjermanisë më 1945

Ish-kampioni botëror i shahut dhe i cili jeton në ekzil Garry Kasparov beson se Putini do të bjerë – me pasoja shkatërruese. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock e sheh Presidentin rus gjithnjë e më të izoluar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të shqyrtojë aneksimin e Ukrainës nga Rusia. Të gjithë zërat dhe zhvillimet mbi luftën në Ukrainë janë në shënjestër.

Ish-kampioni botëror i shahut Garry Kasparov i cili jeton në ekzil, pret që sundimtari i Kremlinit Vladimir Putin të përmbyset nga lufta në Ukrainë. Ai tha për “ Spiegel ”: “Kapaciteti ushtarak dhe ekonomik i Putinit do të shterohet në pranverë. Më së voni deri në prill, atij do t’i mbarojnë municionet dhe ekonomia nuk do të jetë më në gjendje të mbulojë as nevojat elementare të rusëve. Kjo është arsyeja pse Putini është në nxitim tani. Ai tani po kërkon një pozicion më të mirë fillestar për negociatat”.

Kasparov beson se disfata do të jetë shkatërruese për Rusinë. “Nga historia e Rusisë ne e dimë se çdo humbje ushtarake dhe gjeopolitike në vend, çon në ndryshime dramatike politike, qoftë Lufta e Krimesë më 1855, Lufta Ruso-Japoneze më 1905, ngërçi në Luftën e Parë Botërore apo fundi i Lufta e Ftohtë më 1989. Por kjo disfatë e tashme mund të jetë më e keqja nga të gjitha, sepse do të jetë shumë e dukshme. Do të jetë sikurse viti 1945, që ishte për Gjermaninë”.

Në të njëjtën kohë, Kasparov qorton bashkatdhetarët e tij. “Rusia sot është një diktaturë fashiste e cila, ndërsa flasim, po kryen krime kundër njerëzimit. Dhe kushdo që jeton tani në Rusi, është pjesë e kësaj makinerie lufte, pavarësisht nëse ata duan apo jo.”

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

NJË VEPËR E RËNDËSISHE HISTORIOGRAFIKE (I)

Bobani që e shkelmoi policin serb, sot qëndron në Kosovë