in

Kapet gomonia plot me sirianë e nisur nga Vlora në det

Policia e Vlorës njoftoi një operacion për ndalimin e tentativës së një gomoneje për trafikim në drejtim të Italisë të rreth emigrantëve nga vendet e treta. Operacioni po kryhet ende nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Policia thotë se pperacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord po kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

“Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Vdekja e oficerit të Policisë intensifikon hetimet për sulmin në Kongres

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë për Liverpoolin