in

Kanos kryeministrin në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka njoftuar Prokuroria Speciale. I arrestuari N.S. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Ai kishte përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë kërcënimet e tij.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Lini një Përgjigje

Nuk e di pse po e bëni problem blerjen e librave.

Vritet një person në Malishevë