in

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Serbia, Natasa Kandiq, ka deklaruar se pushteti në veri të Kosovës është vendosur nga kriminelët e Aleksandër Vuçiqit që në qershor të vitit 1999, menjëherë pas tërheqjes së forcave serbe.

Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar se pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe më 20 qershor 1999, në veri të Mitrovicës kanë mbetur struktura të policisë dhe persona të përfshirë në krime lufte, si dhe grupe lokale paramilitare, nga ku ka nisur aktiviteti i tyre kriminal.

Sipas saj, “grupi ‘Rojtarët e urës’, në të cilin Oliver Ivanoviq kishte rol komandues, ishte aktiv që në fillim të korrikut 1999 dhe merrej çdo ditë me plaçkitje”. Ajo shton se anëtarët e këtij grupi vepronin nga kafeneja “Dolce Vita”, ku ndalonin persona të dyshuar dhe madje kishin marrë edhe dy automjete të Fondit për të Drejtën Humanitare (FHP), ndërsa dëmet ndaj shqiptarëve ishin shumë më të mëdha.

Kandiq përmend edhe përfshirjen e ish-zyrtarëve të lartë të Serbisë në këto struktura, duke theksuar se Nebojsha Çoviq, në atë kohë shef i Koordinimit për Kosovë e Metohi, kishte kontrolluar fondet për ndërtimin e banesave për serbët, ndërsa Oliver Ivanoviq ishte vendosur në krye të sektorit për marrëdhënie ekonomike.

Sipas saj, me ardhjen në pushtet të SNS-së (Partia Progresive Serbe), lidhjet mes politikanëve dhe strukturave kriminale vetëm janë forcuar, “në emër të mbrojtjes së popullit serb në Kosovë, por me pasurim të madh personal, në kurriz të qytetarëve të Serbisë”.

Presidentja Osmani mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës