in

Kandidati në top dhjetëshe të VV-së, adhurues i flaktë i diktatorit Enver Hoxha

Tjetri, Hysamedin Feraj, ishte edhe punonjës i Institutit të Studimeve-Marksist Leniniste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha. Në një video që ka qarkulluar nëpër media, Feraj ishte parë edhe duke bërë homazhe me grusht në kokë para arkivolit të diktatorit Hoxha. Feraj ishte i njohur edhe me qëndrimin e tij antikombëtar kundër kolosit të historisë sonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Shumë kandidatë brenda listës së Vetëvendosjes janë komentuar për shkak të bindjeve të tyre ideologjike ekstreme e nganjëherë edhe për shkak të bindjeve që shpesh nuk përkojnë me linjën e partisë.

Brenda kësaj liste ka kandidatë që kanë dhënë deklarata problematike në të kaluarën, siç ishte Visar Korencia që paralajmëronte “zhdukjen e Izraelit” apo siç ishte rasti i Gramos Agushollit, që pretendonte prejardhjen sllave të Skënderbeut. Nuk mungojnë edhe kandidatë që deklarojnë veten si të djathtë, derisa partia e Kurtit që nga themelimi është deklaruar e majtë.

E pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatë të ekstemit të majtë. Njëri nga ta, Hysamedin Feraj, ishte edhe punonjës i Institutit të Studimeve-Marksist Leniniste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha. Në një video që ka qarkulluar nëpër media, Feraj ishte parë edhe duke bërë homazhe me grusht në kokë para arkivolit të diktatorit Hoxha. Feraj ishte i njohur edhe me qëndrimin e tij antikombëtar kundër kolosit të historisë sonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Por, derisa Feraj kishte bërë këtë në të kaluarën, një kandidat që bën pjesë në dhjetëshen e parë të listës së VV’së, duke se vazhdon të ketë simpati ende për diktatorin famëkeq Hoxha. Është fjala për Gani Krasiniqin, i cili në llogarinë e tij në facebook, vazhdimisht shpërndan artikuj e këngë himnizuese për diktatorin që kishte shtypur popullin shqiptar për më shumë se 40 vite.

Lini një Përgjigje

Takim për dialogun ndërfetar mes ambasadorit Szunyog dhe Imzot Dodë Gjergjit

Policia e Kosovës e ktheu në kufi një tjetër serb të Beogradit