Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka certifikuar disa parti politike së bashku me listat e tyre, por disa parti politike dhe disa lista zgjedhore të partive politike kanë mbetur pa u certifikuar.
Lista e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por në anën tjetër nuk është certifikuar lista e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar as si parti e as si listë zgjedhore e në anën tjetër pa u certifikuar ka mbetur edhe lista e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.
Në anën tjetër, lista e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit ose ndryshe thënë që janë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit e sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk iu lejohet të kandidojnë për deputetë është e gjatë.
Në këtë listë janë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njerëz të rëndësishëm të kësaj partie si Albulena Haxhiu, Liburn Aliu e Labinotë Demi-Murtezi.
Kjo është lista e kandidatëve që sipas KGJK-së janë dënuar nga gjykata për vepër penale dhe me vendim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit:
1. GZIM JAHIROVIQ2. MUHAMETALI MERGJOLLAR3. JASHAR ÇUKIQ4. RAMË MUÇA5. AMIR DEMIROVIQ6. LATIF BYTYQI7. MILAN ARITONOVIC8. BEDRIJA EJUPAGIC9. ELDIN ETEMI10. DJENAN ALJILI11. ADNAN DEMIRI12. BAJRAM FAZLJI13. RASIM DEMIRI14. SENAD DACIC15. ALMIR SAITI16. IDRIZ MURTEZI17. DEMLUSH GUNGA18. ALBIN KURTI19. ALBULENA HAXHIU20. LIBURN ALIU21. BAJRAM MAVRIQI22. LABINOTË DEMI MURTEZI23. QAZIM RRAHMANI24. FLORIM BAJRAMI25. FADIL PODRIMJA26. AGON ASLLANI27. VELI HALILI28. HASAN DOGANI29. SHEMSEDIN DRESHAJ30. GANI DRESHAJ31. SHQIPE KASTRATI32. RRAHIM AJETI33. ARGJENT TASHOLLI34. XHAVIT UKA35. VESEL KRASNIQI36. BESNIK BERISHA37. FILLORETA BYTYQI38. VALENTINA ALIJAJ39. XHAFER BERISHA40. AZIZ THAÇI41. MUSA FETAHAJ42. HASIME DAKA43. FATMIR GËRDELLAJ44. VEHBI AVDULLAHAJ45. ENDRIT SHALA46. ARDIAN NOKAJ47. AVNI JANUZAJ.