in

Kamberi: Vuçiqit nuk po i dalin 243 deputetët në Serbi e as 10 në Kosovë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidentit serb Aleksander Vuçiq, nuk po i mjaftojnë deputetët që ia garanton Kushtetuta në Kosovë.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës”.

Tutje Kamberi ka thënë se Vuçiq po synon t’i kontrollojë edhe deputetët joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë.

Madje për këtë ka thënë se ai nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme.

“Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj”.

“E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare” është shprehur Kamberi./rtklive

Lini një Përgjigje

Vuçiq: Na pret presion i madh nga ShBA-ja për ta njohur Kosovën

S’ka vaksina për Kosovën në shkurt