in

Kamberi pohon se Serbia po e mban veten peng lidhur me Kosovën

Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një shkrim në Facebook, ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë. Ai ka thënë se Serbia po e mban veten peng nga mospranimi i realitetit.

Postimi plotë:

« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”).Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj.Kosovë, Urime!

Lini një Përgjigje

Engel uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Verifikimi i votave nga diaspora, KQZ deri tani ka refuzuar 380 sosh