in

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë të ndalet diskriminimi buxhetor për Luginën e Preshevës

Në seancën plenare të së martës, kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit, deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka kërkuar rritjen e buxheteve për tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kamberi, në fjalimin e tij, mes tjerash ka kërkuar edhe rritjen e buxhetit të Trupit Koordinues për 30%, si një nevojë shtesë për zhvillimin e Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Transferet e komunave nuk janë rritur. Bujanoci edhe sot merr rreth 391.927.000 dinarë, që në nivel mujor i takojnë 32.000.660 dinarë, ndërsa masa e pagave mujore që nga viti 2014-të kap shumë prej 20.3 milionë dinarëve. Sot, kjo masë, kap vlerën 25 milionë dinarë, çka nënkupton se kërkesat për mjete shtesë për ketë komunë, janë rritur” – ka deklaruar ndër të tjera deputeti Kamberi.

Ai shtoi se buxhetit vjetor duhet të rritet edhe për Këshillin Kombëtar Shqiptar, derisa ka kërkuar që të rritet buxhetit edhe për financimin e Organizatave joqeveritare.

Lini një Përgjigje

28 viktima dhe 1.120 raste pozitive me koronavirus në Maqedoni

Grubi: Me Bullgarinë e kemi më vështirë se me Greqinë