in

Kamala Harris e nderuar për mbështetjen nga Biden: Ne do të fitojmë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka lëshuar një deklaratë pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara për t’u rizgjedhur president dhe për ta mbështetur atë për t`u bërë kandidate e Demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në deklaratën e saj, Harris falënderoi presidentin Biden për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe për “dekadat e shërbimit ndaj vendit”.

Duke rikujtuar se si e takoi presidentin, ajo theksoi “ndershmërinë dhe integritetin e tij… dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan”.

Harris e përshkroi vendimin e Biden për t’u tërhequr si një “akt të pashoq dhe patriotik” dhe shprehu nderimin e saj për mbështetjen që ai i ka dhënë.

“Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike—dhe për të bashkuar kombin tonë—për të mposhtur Donald Trump dhe agjendën e tij ekstreme ‘Project 2025’”, ka shkruar Harris.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkimit dhe mobilizimit për zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

“Ne kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku, do të luftojmë. Dhe së bashku, do të fitojmë”, ka përfunduar Harris.

Më herët  presidenti Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka njoftuar tërheqjen e tij nga kandidimi për president në zgjedhjet e nëntorit.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka deklaruar Biden.

Pas kësaj deklarata, Biden, në një postim tjetër ka mbështeturën kandidaturën e Kamala Harris për presidente.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, tha Biden. 

Haxhiu: Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova, kërkon hetim ndërkombëtar

Shqipëri, reagime për turizmin në bregdetin jugor