in

Kam dëshirë të provokoj…

Dush Gashi

Janë provokime pa sherr. Për mos me thanë se janë anketë për cilësinë e shkollës sonë.

Shumë djem e vajza po studiojnë psikologji. S’mundem pa i pyet a je Frojdist (a Frojdiste).

Përgjigjet:

– Qysh? (Për herë të parë po dëgjon dhe nuk e din as çka e si e thashë)

– Aaaa, Frojdi. Po, na myti! (Po mendon se me humor mundet me kalu)

– Për herë të parë po dëgjoj! (Po mendon se me sinqeritet mundet me kalu)

Nuk është e thënë vërtet që psikologët me qenë frojdistë, ka edhe drejtime tjera. Por, pa e lexu Frojdin mundesh me u ba psikolog sa me ditë me e përshkru një antidepresiv, por kurrë s’do të mund ta kuptojë, për shembull, se si një shoqëri e tërë mund të jetë e sëmurë dhe se nuk mund të shërohet me antidepresivë. (Nuk e shpika unë, Frommi e ka një libër “Shoqëria e shëndoshë”, në fakt flet për shoqërinë e sëmurë). Apo, siç po thotë një njeri shumë i mençur: depresioni nuk është sëmundje, depresioni është zhgënjim për mosrealizimin e vazhdueshëm të dëshirave. Apo një tjetër, se stresi, të cilin sot e pranojnë të gjithë si sëmundje të shpeshtë, në fakt nuk është sëmundje, po dobësi e karakterit. Njeri duhet me u mësu me u ballafaqu me do situata të vështira. Apo, se një njeri neurotik, në fakt është më i shëndoshë, ende po lufton, se një tjetër, i cili është përshtatur në një shoqëri të sëmurë. (Si në tonën, që kur i thu dikujt se pushtetarët-komandanta po vjedhin, të përgjigjet: Aaaa, mos, se të kanë çliru!)

Farmacistët, tash gjatë kohës së pandemisë, i pyes a keni nanomaska?

– Qysh?

– Nano-maska – them, tu e nda fjalën në rrokje.

Hutia tregon se s’kanë ndëgju kurrë fjalën “nano”. (Është njësi për masa të vogla, me duket e pamundun më mësu farmaci e mos me e ditë, edhe mos me pasë ndëgju për nanoteknologjinë).

Apo, të gjithëve që kanë ndonjë fakultet, në ndonjë rast u them: Ta thjeshtojmë si thjeshtohen thyesat. Kur e shoh se hutohen, pa u skuqur i pyes a e din si thjeshtohen thyesat.

Kjo s’është matematikë e naltë, në kohë të sodit duhet me qenë pjesë e mendjes së shëndoshë. Kush nuk e din, s’ma mbushë mendjen se është bile as jurist i mirë.

Lini një Përgjigje

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani infektohet me koronavirus

Ish-ambasadori David Cohen: Shqiptarët rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit