Shkruan: Mevi Rafuna
Para disa ditësh e kisha djalin me një grip dhe isha në një klinikë për ta kontrolluar. Rendi i nënave me fëmijë ishte shumë i gjatë. Mu dashtë të prisja për një orë. Fillova të ndrroj disa biseda të shkurtra me nënat aty dhe kur i pyesja për emrat e fëmijëve. Shumica kishin emra pa kurrfarë kuptimi.
Dëgjova emra hindus, malajzez, arabë që ndoshta as edhe ata vetë nuk i emërojnë fëmijët e tyre. Kur i shihja nënat ishin kryesisht mosha të reja, apo mesatare. Tani them se në të kaluarën gjyshërit tanë na i kanë ripërtri emrat ose na i kanë lanë ashtu siç e kanë menduar. Dhe në shumë raste prindërit nuk kanë vendosur në shenjë respekti, gjë që për mua është (budallaki).
Sidoqoftë në këtë epokë informimi, nënat e reja që shumica janë të shkolluara, ta quajnë fëmiun me një emër që as vetë s’ja din kuptimin më duket e tmerrshme.Dhe e mendova gjatë por i thash vetes shih mënyrën si i bëjnë dasmat që nga paslufta. Një qift që me muzikë hinduse dhe një nuse që e luan qyqekun që e bëjnë dasmën e tyre, a munden të jenë Përparimtarë në tru. Përgjigjia është JO!
Andaj mua nuk më vjen keq as për situatën politike sepse kjo kjo shpërfaq Kalbjen e Vlerave Kombëtare. Prandaj nuk çuditem pse nuk integrohemi në Evropë as pse nuk kemi liberalizim vizash. Sepse i morëm të gjitha Veset e popujve jopërparimtarë dhe me to jetojmë e jashta tyre nuk e mendojmë jetën e as të Ardhmen.