Mevlan Shanaj
Na ishte bere lajtmotiv ritheksimi i shprehjes goditese te “ Dhelpra dhe rrushte” Ezopit te shkrimtarit brazilian Guilherme Figueiredo -vene ne skene nga Mihal Luarasi ne mesin e viteve 60 ne Teatrin Popullor.Akcentimi i perkryer nga Kadri Roshi ende me tingellon sikur po e degjoj ate ze gati gati si nje refren i nje melodie qe te shoqeron shpirtin ne nje meditim pa fund emocioni ndjelles.Ishim studente ne te njejtin mjedis te teatrit dhe kete shfaqje madheshtore mund ta kemi pare mbi 50 here.
Ne ate kohe Kadri Roshi qe vinte ne kulmin e tij aktoresk pak me vone edhe me Arturo Ui(Bertolt Brecht ) e vendosen ne majat e krijimit aktorial ne Shqiperi duke pasur koken tj te shqiponjes Hamletin (shakespeare ) apo Ferdinantin “Intrige e dashuri”( Friedrich Schiller ) te Naim Frasherit. Vite me vone Kadri Roshi permes ekranit u shumezua ne Shqiperi tashme si nje “Mesi “e aktrimit. Bemat e tij po vinin edhe si legjende.E kishin denuar per “ Riedukim” formula te asaj kohe ( mendo denohej Kadri Roshi per riedukim).Formulat e kohes kishin levizjet amatore.Ndermarja “ Rruga ura” ku po edukohej Kadri Roshi , do jepte shfaqje “Komandanti Rrapo” dramatizim i Dritero Agollit .
Interesimi i jashtezakonshem per te pare Kadri Roshin ne skene, i cili u fut ne teater gati si ilegal ne ate periudhe. Lotet ishin te perligjura! Mua me erdhi rasti te jem ne “ I teti ne bronx” : Zamet e ke o Sali Protopapa, me puth nje here , ta kem kujtim ne boten tjeter( kujtoni se ne cdo dalje te tij para publikut eshte nje thenie qe nuk harrohet , sepse ishte ai qe dinte ta percillte mes tj “Gerrmo o Tare, gerrmo se qenin e ngordhur do gjesh” Perballimi, “Hani ju hani” -“Lulekuqet mbi mur”)
Me vone po rrinim nen nje diell dhjetori rreze kalase ne Libohove , po pinim nga e njejta faqore raki , nisi te recitonte “ Kenge Pleqerishte” nje magji e kenduar sipas shpirtit kur ke hedhur pak raki dhe me thote: Ky diell kerthi dhe kjo raki e beri kaq bukur kete cast! Une i thashe kete kerthi e perdorim edhe ne ne Mallakaster, u cudit qe isha nga vendi i tij. Une nuk e dija nga ishte. Ai aty me tha se e quante veten mallakastriot. Ishim ne filmi “ Malet me blerim mbuluar” me pas te casti qe me qellon me shpulle sa i hante krahu, me perkedhelte floket pas cdo dubli dhe me thoshte: -Me fal, sqap! Kaluan vite dhe e mora ne filmin “ Flete te bardha” per specialistet apo kritiket e ndershem, aty Kadri Roshi ka nje krijim te nje qytetari bashkekohor shqiptar ne persosmeri.
Nga gjithe bashkepunimet e mia me te gjithe emrat e medhenj te artit shqiptar. Mbaj ment sjelljen prej nxenesi te fillores te Kadri Roshit, gjate pergatitjes se xhirimit ngrinte dy gishtat dhe thoshte: Me leje regjjsor?! Eh cmund te thuhet me tej, pasi keto dy dite e kisha ne ekran te “ Flete te bardha” pas 30 vjetesh , nxenesin me te madh qe kam njohur ne jete. E konsideroj veten me fat qe kam punuar me keta magjistare te interpretimit. U kujtova per pasionin e Kadri Roshit, peshkimi. Nga fillimi i pjeses se pare te viteve 70 kisha filluar te merresha me dokumentare ne TVSH dhe me kameren e Stefan Gajos u nisem me nje grup artistesh per peshkim ne Lezhe, kuptohet qe naten. Arritem atje ne mugetiren e mengjezit dhe sa ndaluam artistet peshkatare u zhytyen ne lluce per te kapur krimba per karemat e peshkut. U befasova kur shikoja Naim Frasherin, Kadri Roshin, Prokop Mimen, Piro Manin, Mentor Xhemalin, Hysen Pelinkun ne baltovina me lleret perveshur ne nxjerrjen e krimbave.Me pas u be rituali i mengjezit me kafe dhe ndonje gote raki. Prit e prit peshkimin. Une u merzita me pritje dhe e shpreha. Kadri Roshi me tha: Duket qe nuk vuan nga nervat, se po te kishe probleme do shkarkoheshe me peshkimin. Vite me vone kur xhironim “Flete te bardha” i kisha premtuar se do jemi ne lagunat e Divjakes. Ishte dhjetori 1989, Kadriu me Gjergj Lucen coheshin naten ende pa u zbardhur dhe ne ngricen e dhjetorit shkonin per peshkim.
Cdo mbremje kenaqej kur shikonte grupin e xhirimit qe pinte dhe hante nga gjuetia e tij. Njeriu qe merrte nje peshk te vogel para gotes me raki ishte ai Kadri Roshi.Na shikonte i permalluar ! Nuk mundesha ta mbaja per vete kete ndodhi kaq fisnike te njeriut qe na ka dhene shqiptarin sic e dime sic e duam, sic do ta kerkojme.