in

Ka vdekur gjenerali Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë

Ka vdekur gjenerali i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Mike Jackson, i cili në vitin 1999 ka qenë komandant trupave të NATO-s, që, pas 78 ditë bombardimesh ndaj caqeve serbe, kanë hyrë në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në rrjetin social ‘Facebook.

Jackson në emër të NATO-s, ka negociuar  në Kumanovë me ushtarakët serbë për kapitullimin e Jugosllavisë.

“Gjenerali Sir Mike Jackson KCB CBE DSO lindi në vitin 1944, dhe u shkollua në Stamford School, RMA Sandhurst dhe Universitetin e Birmingham. I komisionuar nga Sandhurst në Korpusin e Inteligjencës në dhjetor 1963, ai studioi për një diplomë shërbimi në Studimet Ruse nga 1964 deri në 1967”, njofton Ambasada e Britanisë së Madhe.

Ndryshe, Sir Mike Jackson shërbeu në Kosovë nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të 1999-ës.

Sonte Kosova-Qipro, drejtpërdrejt në RTK