in

Juventus-Napoli: Pirlo pa Arthur e Bonucci, Gattuso pa Hysaj e Demme

“Ekzaminimet instrumentale të kryera pas dhimbjes së ndjerë në këmbën e djathtë, të raportuar nga Arthur, treguan praninë e një kalcifikimi post-traumatik në nivelin e membranës interosoze. Gjendja e tij do të monitorohet dita ditës dhe rifillimi i aktivitetit do të bëhet sapo të lejojnë simptomat”: ky është shënimi zyrtar i Juventusit, që lajmëron mungesën e brazilinit Arthur për ndeshjen me Napolin.

Shpresa e bardhezinjve është ta rikuperojnë lojtarin për ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve, të programuar për të mërkurën e ardhshme. Por problemet nuk ndalen këtu. Leonardo Bonucci, i cili doli për një problem muskulor kundër Romës dhe qëndroi në pankinë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me Interin, ka ndjerë një lodhje muskulare dhe duhet të ndalet akoma. Është e mundur që qendërmbrojtësi të qendrojë pushim edhe në ndeshjen me Napolin, por gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

NAPOLI: HYSAJ E DEMME HUMBASIN JUVENGattuso humbet Hysaj e Demme për ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Juventus. I pari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale që zbuluan një shembje të shkallës së parë të muskulit të pulpës në këmbën e majtë. Mbrojtësi shqiptar tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit, ndërsa Demme ka pësuar një zgjatje të muskulit të kofshës së majtë. Mesfushori ka filluar terapitë dhe do të vlerësohet çdo ditë, por të dy nuk do të jenë kundër bardhezinjve.

Lini një Përgjigje

Zoran Gjokiq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte

Mourinho tërbohet me Spurs e ‘i zbrazet’ edhe Bale