Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila u emërua ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se shef i grupit parlamentar duhet të jetë dikush nga deputetët që përfaqëson më së miri aspektet themelore identitare të subjektit politik parlamentar.
Tutje Thaçi ka pyetur se cili është mesazhi i VV-së nëse e emëron Kusari-Lilën e cila nuk është as anëtare e kësaj partie dhe e cila ka mospërputhje për gjëra themelore me këtë parti.
Ai tha se me një emërim të tillë VV-ja ose po heq dorë nga identiteti i vet ose nuk ka asnjë deputet tjetër të aftë që e përfaqëson më mirë Lëvizjen Vetëvendosje.


