in

Johnson: Do të vaksinohem me AstraZeneca, është e sigurt

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka theksuar sigurinë e vaksinës Oxford-AstraZeneca, duke zbuluar se do të vaksinohet ditën e sotme.

“Vaksina e Oxfordit është e sigurt dhe ajo e Pfizer është e sigurt. Gjëja që nuk është e sigurt është luftimi i Covid,” tha ai.

Ai kujtoi po ashtu se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZeneca kundër infektimit, 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.

Njerëzit duhet të vazhdojnë marrin vaksinën sepse nuk ka asnjë rrezik,” tha ai.

Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara.

Lini një Përgjigje

Si do të jetë moti sot dhe nesër

Ben Meir i kërkon Bidenit t’ia çojë një porosi Vuçiqit