in

Jeta është matematikë!

Shkruan; Emira Selimi

Profesori Etem Aziri, gjithmonë në ligjerata më thoshte kolege, jeta është matematik!

Një ditë i thash, profesor pse ma thua vazhdimisht këtë? U pērgjigj duke treguar një ngjarje shumē interesante.Një kohë, në një vend ishte një njeri i dalluar për nga zgjuarësia, ishte njeriu më intelegjent, më i mençur dhe më i dashur për të gjithë banorët e atij rrethi ku ai jetonte.

Një ditë ky njeriu i mençur ulet në kafene me të gjithë njerëzit dhe po tregonte tema dhe biseda interesante.Në një kënd të kafenesë ndodhej një injorant i pa edukatë! Ky injoranti i thotë një tjetri që ishte ulur afër tij, unë këtë njeri të zgjuar do ta nxjerr nga kontrolla, do ta poshtrojë dhe do t’ia uli vlerat. Ky tjetri përgjigjet po si? Thotë, shiko se çfarë do t’i bëj. 

Afrohet në tavolinën e njeriut të mençur dhe i thotë: -Hej ti që dërdëllitë gjithë kohës, mi jep 15 mijë € që më ke marrë hua dhe ende nuk mi ke kthyer.

Në ndërkohë i gjithë rrethi ku ata jetonin e dinin se ai ishte budalla dhe se ky budallai këtë njeriun e mençur po e provokonte. Por çfarë bën njeriu i mençur, i nxjerr nga xhepi 15 mijë € dhe ia jep! Budallai habitet! Si ka mundësi unë e provokova ky heshti dhe më dha 15 mijë € kur mua nuk më ka borxh? Budallai ulet i tronditur në këndin e tavolines ku ishte dhe priste të mbetej vetëm njeriu i mençur që ta pyeste se pse ishte aq shumë gjakftohtë në momentin kur ky e provokoi. 

Pasi mbeti vetëm njeriu i mençur, shkon ky dhe i thotë: Unë ty të provokova, ti u solle qetë me mua, duke më dhënë 15 mijë € pa më pasur borxh ti! Pse u solle aq qetë? Sinqerisht kam shumë kurreshtje? 

-Dëgjo këtu, përgjigjet i mençuri. Momentin kur ti provokove, ti e solle punën që unë ta nxjerri revolen dhe ty të vras. Por më pas bëra matematik ( Nëse vras një të pavlerë budalla si ti, nuk ja vlenë se ti nuk vlen aq sa unë të te vras. Më pas thash kështu, unë nëse të vras ty do duhet të mbaj burg 15 vite, ndërsa unë 15 mijë € e kam muajin. Tani 15 vite burg, viti i ka 12 muaj, çdo muaj nga 15 mijë € që unë marrë, kam fitim marramendës. E a ja vlenë unë t’i humb gjithë këto para dhe gjithë këto vite për kotë. 

Njeriu i mençur e bëri matematiken e duhur. Andaj jeta është matematik.Gjithmonē kur të ndeshemi me budallenjët që na provokojnë, e kujtoj këshillēn e profesorit. 

Bëni matematik dhe qëndroni gjakftohtë gjithmonë kur budallenjët të ngacmojnë. 

Lini një Përgjigje

Shkrimtari rus Erofejew :"Putini është i gatshëm ta shkatërrojë botën, së bashku me vetën"

Katër rusë kapen duke fotografuar paligjshëm