in

Japonezja që e mbajti kufomën e nënës në frigorifer 10 vjet!

  Yumi Yoshino, 48, tha se nënën e vdekur e fshehu 10 vjet, sepse ajo “nuk donte të largohej” nga shtëpia në Tokio. Policia në Japoni ka arrestuar  gruan pasi trupi i nënës së saj të vdekur u zbulua në frigorifer e apartamentit të saj, raportoi BBC të shtunën. Yumi Yoshino, 48, tha se nënën e vdekur e fshehu 10 vjet, sepse ajo “nuk donte të largohej” nga shtëpia në Tokio, raportuan mediat lokale, duke cituar burime të panjohura të policisë.Nuk ka plagë të dukshme në trupin e ngrirë, tha policia.Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas.Trupi dyshohet se u zbulua nga një zonjë pastruese pasi zonjës Yoshino iu desh të largohej nga banesa sepse nuk po paguante qira. Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.

Lini një Përgjigje

Pakistan, kërkohet rishqyrtim i vendimit të Gjykatës mbi vrasjen e gazetarit amerikan

Shqiptarët ortodoksë të deklarojnë lirisht përkatësinë e tyre shqiptare në Maqedoni