Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës 1998-99 ka qenë zëdhënës i UÇK-së, do të paraqitet për herë të parë në Gjykatën Speciale të hënën. Seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.
Forca të shumta policore të EULEX-it, pas bastisjes që i bënë shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar në bazë të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale dhe është dërguar në Hagë.