in

Izraeli vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare

Garda Revolucionare e Iranit, një degë e forcave të saj të armatosura, ka thënë se Izraeli “do të paguajë” për vrasjen e një prej komandantëve të saj, sipas Sky News.

Reuters zbuloi më herët se një sulm ajror jashtë Damaskut vrau Sayyed Razi Mousavi, një anëtar i IRGC përgjegjës për koordinimin e aleancës ushtarake midis Sirisë dhe Iranit.

Garda Revolucionare e Iranit e cilësoi atë si një nga këshilltarët më të vjetër të Gardës në Siri, me gradën gjeneral brigade.

“Padyshim, regjimi uzurpator dhe i egër sionist do të paguajë për këtë krim”, tha Garda në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror iranian.

Lini një Përgjigje

Me thirrjen e Shefqet Krasniqit se bredhat janë të dreqit, në Hanin e Elezit u dogjën bredhat e Vitit të Ri

"Mos festo, Viti i Ri nuk është i myslimanëve"