Shtetet myslimane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kryesisht i kanë marrëdhëniet e mira me Serbinë, prandaj është vështirë të pritet që ta njohin shtetin tonë.
Marrëveshja e 4 shtatorit në shtëpinë e bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit e ka dhënë më së fundi frytIN: Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes tyre.
Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera. Çmimi i gjithë kësaj është se sipas marrëveshjes, Kosova duhet ta vendosë selinë e saj diplomatike nga Telavivi në Jeruzalem ashtu sikurse bëri edhe administrata Trump. Deri më tani asnjë vend i BE nuk ka pranuar ta njohë qytetin e pretenduar edhe nga palestinezët edhe nga hebrenjtë si kryeqendrën e Izraelit. Edhe Xho Biden e ka kritikuar vendimin e paraardhësit të tij , por ka theksuar se nuk ka ndërmen ta ndryshoje sërish vendndodhjen e selisë diplomatike të SHBA.
“Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së me një ambasadë në Jeruzalem,” tha zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano. “Çdo hap diplomatik që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese” shtoi ai. Por gjithësesi Prishtina po e hedh këtë hap duke iu gëzuar tani Për tani njohjes së 117 të saj.
Por pavarësisht kësaj njohjeje nuk dihet ende se cilat do të jenë pasojat e saj në botën arabe nga të cilat ende Kosova kërkon të pranohet si shtet dhe ajo e antaresimit ne BE. Pjesa më e madhe e vendeve muslimane janë shprehur kundër zhvendosjes së ambasadave nga Tel avivi në Jeruzalem duke mos pranuar ta njohin këtë të fundit si kryeqytet. Administratës së Trump deri më tani i kishte thënë po vetëm Guatemala dhe Kosova pasi shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat aty ku të gjithë e kanë pranuar si qendrën e Izraelit. Edhe nga Brukseli lajmet nuk qenë të mira pas nënshkrimit të 4 shtatorit. “Shtetet europiane janë kapur në befasi nga kjo pikë e marrëveshjes së firmosur, pasi sa i takon statusit së Jeruzalemit, vendet e unionit kanë qënë të qëndrimit se kjo çështje duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinës: shkroi atë kohë Asocieidit Press, e cila nënvizoise shteteve që lëviznin ambasadën një gjë e tillë mund tu ndërlikonte integrimin.
Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së me një ambasadë në Jeruzalem,” tha zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano. “Çdo hap diplomatik që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese” shtoi ai. Por gjithësesi Prishtina po e hedh këtë hap duke iu gëzuar tani Për tani njohjes së 117 të saj.