Ka qenë e tensionuar vizita e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skenderajt, një bastion i PDK-së.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, ka qenë një grup mbështetësish të PDK-së dhe ish-kreut të saj Hashim Thaçit që sot ndodhet në Hagë që kanë pritur Kurtin me thirrje: “UÇK! UÇK!, Thaçi! Thaçi!”.
Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një moment kur disa prej mbështetësve të PDK-së kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të kreut të Vetëvendosjes.Lapsi.al


