in

Islamistët fushatë kërcënuese ndaj autoriteteve suedeze

Shkruan: Shuquri S.Sejdijaj

Kryeministrja e Suedisë: Millosheviqit në vitin 1999 përdorte fëmijët si propagandë kundër sulmeve bombarduese të Nato-s dhe propagandën e ngjashme që përdori Shteti Islamik.

Organizata islamiste pro dhune në rrjetet sociale arabfolëse, kanë përhapë me të madhe imazhin se autoritetet suedeze rrëmbejnë fëmijët myslimanë per sekularizimin e tyre. Publikimet janë shoqëruar me komente urrejtëse dhe kërcënuese ndaj Suedisë. 

Duke komentuar këto ngjarje, kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha sot për redaksinë e lajmeve Ekot të Radio Suedisë, se fushatat destabilizuese janë brengosëse por qeveria po merret seriozisht me këtë çështje të cilën po e ndjek me kujdes dhe po reagon duke ofruar informim korrekt. Ndërkaq sipas David Bergman, studius dhe doktor i psikologjisë në Shkollën e Lartë të Mbrojtjes, keqkuptimi dhe shqetësimi sistematizohen nga aktor të caktuar për të përhapur mosbesim ndaj autoriteteve. Dhe në disa raste aktor të caktuar përdorin fëmijët si mjet propagande. Këtë ai e shoqëroi me shembullin e Millosheviqit në vitin 1999 kur përdorte fëmijët si propagandë kundër sulmeve bombarduese të Nato-s dhe propagandën e ngjashme që përdori Shteti Islamik.

Lini një Përgjigje

Britania heq të gjitha kufizimet e koronavirusit në 21 shkurt, Franca drejt eliminimit të Green Pass

Çeku: Debati për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës e ka origjinën në Serbi