Policia e Kosovës arrestoi njê shqiptar[ nëse mund ta quajmë të tillë], i cili kishte qenë pjestar i organizatës terroriste ISIS dhe tani paska qenë duke kryer punë spiunazhi për BIA, Shërbimin Inteligjent Serb.Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është thjesht dhe vetëm projekt i inteligjencës së shtetit serb, për ta minuar nga brenda shtetin e brishtë Kosovës, duke e diskredituar në sytë e mbështetësve të tij perëndimorë.
Ky projket ka shkuar shumë larg, sepse paralajmërimet tona të hershme janë injoruar.Nga politikanët, që për një grusht votash janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo kënd, qoftë ai edhe armik i vendit të tyre.Nga mediat, të cilat për ca klikime e pak audiencë, u kanë dhënë hapësirë enorme ideologëve vahabistë, duke i bërë kështu reklamë pa pare planit të lartpërmendur të BIA’s.Nga intelektualët e akademikët, të cilët, qoftë nga frika, qoftë nga mosdija, kanë mbyllur gojën, sytë dhe veshët.
Nga krejt një shoqëri, e cila përditë e më pak është në gjendje të rezistojë për vlerat prej të cilave erdhi dhe varet krejtësisht e ardhmja e lirisë së saj dhe e Republikës së Kosovës.Sidoqoftë, të mos e harrojmë një fakt themelor: njeriun mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por jo edhe kur ai do ta shkatërrojë veten, duke kryer vetëvrasje. E kjo sigurisht vlen edhe për kombet. Secili, në fund të fundit, do të korrë atë që ka mbjellur.