Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e diel në Shqipëri do të nisë edhe vaksinimi i personaliteteve të vendit tonë që janë mbi 80 vjeç.
Edhe pse ende nuk ka dalë një listë e plotë e emrave që do ta marrin këtë vaksinë, mësohet se njëri prej tyre do të jetë ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili është 92 vjeç.
Moisiu konfirmoi në një intervistë për Abc News se do të marrë dozën e parë të vaksinës të dielën në orën 09:30 në ambientet e vaksinimit në stadiumin Air Albania.